Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lirojë ish-deputetin e PD dhe të gjithë banorët e Unazës së Re të ndaluar nga policia 3 ditë më parë. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Kreshnik Omari.
Të gjithë personat e ndaluar nga policia janë lënë me masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Prokuroria kishte kërkuar ‘arrest me burg’ për të 10 personat e ndaluar dhe vlerësimin e ligjshëm të arrestimeve.
Ndërkaq, avokatët kanë pretenduar se ndalimet janë të paligjshme.
Si prova nga prokuroria janë paraqitur raport shërbimet e policisë dhe pamjet filmike të shfaqura në media.