Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se, Edi Rama vazhdon propagandën e tij, duke thënë se qeveria ka bërë detyrat, e duke gjetur armikun jashtë tij. Basha tha se, Shqipëria po bën hapa mbrapa, kurse thekson se qeveria është përgjegjëse totale për moshapjen e negociatave.
“Shqipëria po shkon pas. Dy kushte të reja nga Bundestagu janë që të arrestohen hajdutët e votave dhe po ashtu të përsëriten zgjedhjet e 30 qershorit, që ishin diktatoriale. Kryeministri shqiptar vuri interesin e vet mbi interesat e shqiptarëve. Ka një përpjekje për ta paraqitur situatën sikur ka përplasje mes Francës e Gjermanisë dhe jo gjendjen e Shqipërisë.
Kjo është një tentativë qesharake. Në këtë gjendje nuk ka shanse të hysh në BE. Dil e pyet një shqiptar të thjeshtë a është gati Shqipëria e do të thotë jo. Kush nga ne nuk e di se çfarë valë emigrimi ka Shqipëria.
Vendi ynë ka numrin e azilantëve më të madh në planet. Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi. Këta thonë ne kemi bërë detyrat, plastë armiku, plastë fashisti. Në Europë nuk shkohet me propagandë”, tha Basha.