Neymar mund të ishte kthyer në Barcelonë nëse do ta kishin dashur drejtuesit e klubit, kështu në njëfarë mënyre ka thënë Messi.
Sipas Lionel Messit, ka njerëz në Barcelonë dhe në mesin e anëtarësisë së klubit, kundërshtimi i të cilëve e ka vështirësuar rikthimin e Neymarit në Spanjë, raporton Gazeta Express.
Sulmuesi brazilian e la Barcelonën në rrethana të diskutueshme në vitin 2017, duke kaluar në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, pasi përfaqësuesit e tij paguan klauzolën e lirimit.
Këtë verë ai u përfol se ishte pranë rikthimit te Barça, madje zyrtarisht disa herë drejtuesit e klubit, dhe drejtori sportiv, Eric Abidal udhëtuan në Francë dhe u takuan me ata të PSG-së, por pa ndonjë rezultat.
Çfarë kishte ndodhur, apo çfarë oferta kishte bërë Barça për Neymar asnjëherë nuk u bë e qartë dhe Messi, i cili formoi treshen e fuqishme të njohur si MSN, ë thyen shumë rekorde me Neymar dhe Luis Suarez në Camp Nou, beson se mënyra e largimit të ish-shokut të tij të skuadrës, i ka ndërlikuar gjërat.
“Është e vështirë që Neymar të kthehet”, tha Messi.
“Së pari për shkak se ishte e vështirë kur u largua dhe për mënyrën se si u largua”.
“Ka njerëz në klub dhe anëtarë që nuk e duan rikthimin e Neymarit”.