Paralajmërimi i frikshëm: Shqipërisë mund t’i  hiqet statusi kandidat për në BE!

Ish-deputeti i PD, Genc Pollo, në një postim në Twitter shkruan se, kryeministri holandez, Mark Rutte thotë se, Shqipëria ka problem me ndarjen e pushteteve që sipas tij tregon se Rama i ka mbledhur pushtetet të gjitha në një dorë.

Sipas Pollos kaq mjafton që të heqin statusin e vendit kandidat jo më sipas tij të pranohet hapja e negociatave.

“Kryeminstri holandez Rutte thotë se Shqipëria ka problem me ndarjen e pushteteve (dmth Rama i ka mbledhur në një dorë). Këtë e thonë prej kohësh në Shqipëri. Vetëm kaq mjafton në parim që të të heqin statusin kandidat! Jo më të të çelin negociatat!”, shkruan Pollo.

Ndërsa në komentin e publikuar nga ky i fundit, tregohet se si është komentuar deklarata e Ruttes nga mediat e huaja ku i kushtohet rëndësi kësaj pike, pra për ndarjen e pushteteve dhe rëndësisë që ka në procesin e integrimit.

“Diskutimet mbi zgjerimin e BE-së janë “shtyrë” në Këshillin tjetër Evropian, u tha gazetarëve kryeministri Hollandez Mark Rutte. Ai tha se udhëheqësit kishin diskutuar “gjatë” reformave në procesin e pranimit, konkretisht në lidhje me lëvizjen e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve “çështje ku ne gjithashtu kemi shqetësime me Shqipërinë” më shumë drejt fillimit të bisedimeve”.

Screenshot 7 26

Artikulli paraprakArta Dade shpërthen ndaj Ramës: Jep dorëheqjen! Kjo qeveri nuk mund të vazhdojë më!
Artikulli tjetërTë gjithë kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Duhen zgjedhje të parakohshme