E djathta italiane pushton Romën, Berlusconi: Nga këtu njoftojmë largimin e qeverisë së taksave dhe prangave

Mbi 300 mijë qytetarë pushtuan sheshin “San Giovanni” të Romës në mitingun e partive të djathta në Itali.

Në të merrnin pjesë edhe liderët e Lega Nord Matteo Salvini, ai i Forza Italia Silvio Berlusconi si dhe drejtues të “Fratelli D’Italia” dhe “Casapound”.

Gjatë fjalës së tij, Salvini ndër të tjera u shpreh: “Do ti fitojmë të gjitha rajonet dhe do e çojmë në shtëpi këtë qeveri”.

Ndërsa ish-kryeministri Berlusconi do të shprehej: “Nga këtu njoftojmë largimin e qeverisë së taksave dhe prangave”.

Por ajo që bie në sy gjatë manifestimit madhështor, nën moton “Krenaria italiane”, është edhe flamuri shqiptar.

E djathta italiane, por edhe vetë Matteo Salvini ka shumë mbështetës edhe mes shqiptarëve në Itali por edhe mes atyre në Shqipëri.

2 15

3 9

 

Artikulli paraprakDështimi është përgjegjësi e Ramës!
Artikulli tjetërShpërthen Neritan Ceka: Kemi një popull që nuk reagon me atë që po ndodh…