Trajneri i Holandës, Ronald Koeman mund të emërohet në stolin e Barcelonës në fund të këtij sezoni.
Gazeta spanjolle Marca shkruan se Koeman e ka një klauzolë në kontratën e tij me Holandën që ia mundëson atij të bëhet trajner i Barçës.
Për ish-mbrojtësin e Barcelonës është përfolur shpesh se mund ta marrë drejtimin e skuadrës në Camp Nou, veçanërisht tani kur Ernesto Valverde është nën presion për ta mbajtur punën.
Drejtori sportiv i Federatës së Futbollit të Holandës, Nico-Jan Hoogma, zbuloi për se Koeman ka një klauzolë në kontratën e tij me kombëtaren përmes së cilës klubet mund ta emërojnë atë trajner pas përfundimit të Kampionatit Evropian të vitit 2020.
“Kemi marrëveshje që Koeman të largohet, por ekipet duhet të paguajnë (për ta emëruar)”, shpjegoi Hoogma, pa treguar se sa do të kushtonte ndërprerja e kontratës së Koeman.
Ai, megjithatë, tha se shpreson se Koeman do të qëndrojë në krye të ekipit kombëtar deri në përfundim të kontratës pas Kupës së Botës më 2022.