Real Madridi po mendon ta kthejë në klub trajnerin Jose Mourinho, pas rezultateve të dobëta të trajnerit aktual, Zinedine Zidane, deri tani këtë fillim sezon. Sipas programit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, Madridi i ka nisur kontaktet me Jose Mourinho, i cili është i papunë momentalisht.
Skuadra e Zinedine Zidane humbi 1:0 kundër Real Mallorca të dielën, një rezultat ky që veçse e rriti presionin edhe më shumë ndaj trajnerit francez.
Si pasojë e humbjes së Realit, rivali i përbetuar Barcelona e mori kreun e La Ligës të dielën.
Reali s’i ka punët aspak mirë as në Ligën e Kampionëve, pasi është i fundit në Grupin A, me vetëm një pikë, pesë më pak se lideri PSG-ja dhe një më pak se Club Brugge në vendin e dytë.
Presidenti i klubit Florentino Perez e ka kontaktuar Mourinhon, me shpresë që ta kthejë në stolin e Madridit. Trajneri portugez i udhëhoqi Los Blancos për tri vjet, nga 2010 deri më 2013.
Real Madridi po konsideron t’ia japë edhe një shans trajnerit portugez. Prandaj, trajneri aktual, Zinedine Zidane po ndihet nën presion, mbi të gjitha pas humbjes nga Mallorca
Karrigia e Zinedine Zidanet në krye të shtabit teknik të Real Madridit është duke u lëkundur.
Mbi të gjitha pas humbjes nga Mallorca, 0:1, kanë nisur të shtohen zërat se “Los Blancos” ia kanë vënë syrin Jose Mourinhos, të cilin duan ta rikthejnë në “Santiago Bernabeu, që nënkupton se trajneri francez do të shkarkohet.
Një humbje eventuale në mesjavë nga Galatasaray në Ligën e Kampionëve mund ta mbyllë eksperiencën e dytë të Zidane në Madrid.
Ndërkohë, presidenti Florentino Perez e ka në “pjatë” alternativën, respektivisht rikthimin e “Special One”.