Aurel Voda, bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda ka reaguar pas shkarkimit nga posti i drejtorit për Marrëdhëniet me Publikun në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Ai kërkon falje për fjalët “jashtë etikës qytetare”, por shton se, “treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai”.
Në një status në Facebook, Voda shkruan:
“JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.
Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.
Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre.
Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai”.
Aurel Voda, bashkëshoriti i zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda vazhdon të jetë në qendër të mediave për fjalorin e ordiner dhe gjuhën kërcënuese që përdor.
Pasditen e sotme, Aurel Voda, me profesion doktor ka publikuar në profilin e tij një tjetër status skandaloz, me një fjalor jashtë çdo norme etike dhe kërcënues ndaj mediave.
“Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun. Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë. Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit. Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare. Po iu them se iu shkerdhej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve,dhe pikë si ta duan. Ato gratë dhe motrat ku ti keni”, shkruan doktori Aurel Voda, bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme Rovena Voda.
Më pas, bashkëshorti-drejtor i zv.ministres ka publikuar dhe një mesazh për ato që quan “uthullira” brenda Partisë Socialiste.
“Edhe diçka, uthullirat brenda PS te kenë kujdes, se do ia ul aciditetin deri në detaj”, shkruan Aurel Voda, drejtor për Marrëdhëniet me Publikun në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor.