Ekspertët e Partisë Demokratike dhe partive aleate kanë zhvilluar sot një takim për Reformën Zgjedhore, në të cilin kanë shqyrtuar dy çështjet e para kryesore, financimin e fushatave politike dhe administrimin e zgjedhjeve.
Drejtuesi i këtij grupi, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, në një dalje për mediat, vuri në dukje se, opozita e ka marrë përsipër të japë kontributin e saj në këtë reformë, e cila është kusht nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave dhe në kushtet kur qeveria nuk ia ka shtrirë dorën opozitës për bashkëpunim, opozita ka bërë edhe diç tjetër: Ka përpiluar një mekanizëm sesi të bashkëpunojnë të dyja palët.
Gazmend Bardhi tha: “Dua të theksoj se, mbledhja e ekspertëve të opozitës është angazhimi i saj në Reformën zgjedhore. Opozita mori angazhimin për të dhënë kontributin e saj që kur Reforma zgjedhore u konsiderua si kusht nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave.
Çështjet që janë të lidhura me Reformën Zgjedhore janë të partive politike, jo të parlamentit, ndaj është detyrë e këtyre partive që të japin kontributin.
Produkti i sotëm i opozitës është dakortësuar me të gjitha partitë e koalicionit. Takimi i ardhëm është në orën 18:00.
Sot kemi pasur dy çështje kryesore të Reformës zgjedhore: Financimin e fushatave dhe partive politike si dhe administrimin e procesit zgjedhor.
Ne i kemi propozuar palës tjetër një mekanizëm për të bashkëpunuar, kur në fakt duhej të ishte qeveria që duhet t’i shtrinte dorën opozitës.
Reforma zgjedhore kërkohet që të jetë me bashkëpunimin e të gjitha partive politike.
Është detyrë, siç e tha dhe kryeministri italian, e qeverisë që të bënte pjesë të këtij procesi edhe opozitën. Ndaj opozita ka propozuar me përgjegjshmëri të plotë një mekanizëm si të bëhemi bashkë.
Është e rëndësishme për opozitën që të tregojë përkushtim në përmbushjen e këtij kriteri për të hapur negociatat dhe duhet që edhe pala tjetër të përmbushë përgjegjësitë e veta”.
Cili është mekanizmi?
E kemi propozuar një mekanizëm për tu angazhuar bashkarisht për të përmbushur me sukses një nga kushtet për hapjen e negociatave, Reformën Zgjedhore jo vetëm në letër por të prekshme nga të gjitha partitë edhe pse duhej të ishte qeveria ajo që duhej t’i shrinte dorën opozitës. Gjermania e ka bërë të qartë se nuk duhet vetëm Reforma Zgjedhore në letër por pjesëmarrjen e të gjitha partive politike.
Kemi të bëjmë me një strukturës së posatçme?
Është i njëjti propozim po presim përgjigje nga pala tjetër mbi propozimin konkret dhe e theksoj se është e detyrë e qeverisë që të bënte pjesë të këtij procesi pozitën. Por meqë kemi një maxhorancë të papërgjegjshme, opozita e bashkuar është në rolin e vet dhe me përgjegjshmëri të plotë ka propozuar një mekanizëm për të përmbushur një ndër kushtet themelore të BE. Për ne është e rëndësishme të tregojmë përkushtim në përmbushjen e këtij kriteri. Ne jemi në krye të detyrës dhe duhet që edhe pala të përmbush përgjegjësitë e veta.
Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi deklaratë për mediat
Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi deklaratë për mediat
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 24. Oktober 2019