Tragjedia me 39 të vdekur në kamion në Angli, zbulohet kombësia e viktimave

BBC njoftoi se 39 personat që u gjetën të vdekur në një kamion frigoriferik në Essex, Angli, ishin shtetas kinezë.

Policia  e Essex tha se kombësia e viktimave nuk u njoh menjehërë dhe se një identifikim zyrtar do të kërkonte kohë të gjatë.

Kamioni u dërgua në një vend të sigurtë në Tilbury Dock të mërkurën, me qëllim që viktimat të hiqeshin prej aty duke u mbrojtur dinjiteti i tyre.

Policia vazhdon të marrë në pyetje shoferin e kamionit, Mo Robinson, 25 vjeç, i cili u arrestua me dyshimet për vrasje.

Oficerët e Policisë në Irlandën e Veriut kanë bastisur dy shtepi dhe Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po po punonte për të identifikuar grupet e krimit të organizuar që mund të kenë luajtur rol në këtë trafik.

Traileri mbërriti në Purfleet nëpërmjet lumit Thames, nga Zeebruge e Belgjikës.

Mjekët e një ambulance u gjetën trupat e 38 personave të rritur dhe një adoleshenti në kontenier në parkun industrial Waterglade në orën 1:30 BST.

Në fillim u tha se kamioni vinte nga Bullgaria, por më vonë oficerët zbuluan se ai kishte hyrë në Britani nga Belgjika.

109346458

Shoferi i kamionit

71911114

Artikulli paraprakShkencëtarët: Ndjekja e një ndeshjeje vendimtare mund t’ju dëmtojë shëndetin
Artikulli tjetërTabaku: Shqipëria bie me 19 vende në Doing Business, në fund, pas Kosovës e Malit të Zi