Nga Erl KODRA
Çfarë do të shkruaj sot është ndër tekstet më të vështira që kam shkruar ndonjëherë. Sot më duhet të shkruaj për Much “Mustafa” Nano. Ndokush prej jush mund të thotë se Muchi duhet injoruar, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Sepse Muchi ka nja 30 vjet që na imponohet dhunshëm, duke ndyrë çdo gjë me vlerë që gjallon në këtë vend. Për më tepër, këtë e bën kinse duke u hequr si njeri mendjehapur dhe erudit, që di se çka është kjo botë. Por a e di Muchi se çka është me vlerë, domethënë, cilat janë vlerat e njëmend’ta?
Për të dekriptuar Muchin nuk duhet ndonjë zgjuarsi e madhe. As njohuri të thella dhe të sofistikuara mbi shoqërinë njerëzore; sepse Muchi është një materie e thjeshtë, e cila kuptohet nga era se çfarë përmbajtje ka. Megjithatë, Muchi është një dobiç plot guxim, që shfrytëzon paturpësisht tolerancën e pamundësisë tonë.
Muchi duket i ndërlikuar vetëm kur merr ato pozat delirante prej mendimtari të thellë, duke mprefë njëlloj shikimi idiot drejt audiencës; dhe bash në atë çast kjo krijesë e thjeshtë, mbytet në kakën e vet. Sepse Muchi është një kakë e madhe që ka një opinion kinse për gjithçka. Pas këtij momenti plot emphazë, mendimi i Muchit çliron njëlloj duhme të rëndë, të padurueshme.
Vlerat estetike të Muchit përmblidhen tek dukja, madje tek dukja e qëllimtë në vetvete. Muchi nuk e vret mendjen nëse ngjallë neveri me ato çka thotë, sepse neveria i krijon mjedisin e duhur, ku ai ndjehet mirë. Ai e kërkon urrejtjen, kërcitjen. Për këtë, ky individ ia ka dalë të kthehet në një lloj glase televizive, që i godet njerëzit nga ekrani.
Ka disa gjëra që njeriu nuk mund t’i kalojë në heshtje, sidomos kur ato tentojnë të përqeshin përmasat njerëzore, siç është humanizmi. Imagjinoni; Much Nano gjuan pikërisht imamin Elvis Naçi. E merrni me mend se për çka sulmon Muchi?!
Muchit nuk i bën përshtypje asfare vepra e Elvis Naçit, çka ai bën në ndihmë të mijëra familjeve në mjerim, sepse Muchi nuk e kupton se sa familje e mbajnë frymën gjallë pikërisht prej përkushtimit hyjnor të Elvis Naçit në ndihmë të jetimëve, të sëmurëve, të pastrehëve, të mjerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Jo, Muchi e gjuan Elvis Naçin saktësisht sepse Elvisi ka një zemër të madhe, që tejkalon përmasat tokësore.
“Qoftë Isai (Jezu Krishti), qoftë Muhameti Alei Selam, atyre u erdhën Librat e Shenjtë, ata jetuan me të Madhin Zot, ata janë rrezatimi i çdo zemre muslimani, ata janë Yjet e Shpirtrave të besimtarëve. Ne i besojmë ata, dhe gjithë botën e ftojmë t’i besojë ata, pa mohuar njërin ose tjetrin”.
Ky është predikimi i Elvis Naçit, humanistit më të madh që ka nxjerrë kjo tokë pas Nënës Terezë. Një djalë i jashtëzakonshëm, që ka ditur dhe ka mundur të nxjerrë nga humnera me qindra familje; fëmijë, gra, burra, të sëmurë, sakatë, jetimë. Pa dallim feje, krahine apo ideje.
Për këto fjalë, Muchi shprehet se “janë një gjuhë elementare dhe bazike, si një hartim i klasës së pestë”. Ky është vlerësimi i “gjeniut me tiranda” Mustafa Nano.
***
I lutem Zotit të më falë, sepse në të njëjtin tekst kam vënë përballë të mirën dhe të keqen; madhështinë e një humanisti me kotësinë e një snobi që mbytet në kakën e vet.