Banda me uniformë vërsulet me tërbim me gjoba e terror ndaj qytetarëve të Gjirokastrës, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar aksionin terrorizues tatimor që po ushtrohet nga banda me uniformë që po vendosin gjoba ndaj biznesmenëve. Sipas denoncuesve, task-forca ka ardhur nga Tirana dhe po pëshkojnë këdo që u del përpara.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ndal terrorit ne Gjirokaster te narkoforces se narkopolicise!

Miq, nje bande me uniforme eshte versulur me terbim me gjoba dhe terror ndaj qytetareve te Gjirokastres!

Duke denuar me ashpersine me te madhe keta bandite me uniforme dhe sjelljet e tyre banditeske ndaj banoreve te Gjirokastres ju ftoj te ndiqni kroniken e publikuar nga portali i mirenjohut Jugulajm.net.

Prej dy ditesh ne Gjirokaster, po qarkullojne vemjet e Task-Forces se kryeqytetit te cilet po peshkojne cdokend qe u del perpara qe bie pre e provokimeve te uleta.

Keto dy surretër te fotografuara me mjeshteri nga miku yne i portalit Alban Bejko, i perkasin kesaj njesie e cila ne 48 oret e fundit, ka bombarduar me gjoba minialisht 150 euro, te gjithe ata qe kane patur fatin e keq te bien pre e gjahut te tyre. Jane dy punonjes policie te cilet duke shperdoruar uniformen e Policise se Shtetit abuzojne me detyren ne vendosjen e masave administrative teresisht te selektuara.

Sipas informacioneve te siguruara nga terreni, keta dy police, kane kerkuar vlera te majme te hollash ne kembim te terheqjes se masave administrative madje ne tre raste “peshqit” kane rene ne rrjeten e tyre.

Nuk ngelet gje tjeter vecse i’u bejme thirrje qytetareve qe udhetojne ne akset e Qarkut Gjirokaster, te mos bien pre e gjahut te ketyre surreterve qe po perdhosin uniformen e Policise se Shtetit per hesapet e tyre.

Me poshte ju servirim fotot e tyre per t’i fiksuar!

1 25

2 25

Artikulli paraprak“Tërmet” në Durrës/ Motra e Dakos jep dorëheqjen nga Bashkia, a ka lidhje me të arrestuarit?
Artikulli tjetërDeklarata e fortë e kryebashkiakes Ademi: Shkodra nën presion politik dhe kriminal…