Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka injoruar ambasadorin e OSBE-së Bernd Bochardt. Ky i fundit ishte dje në selinë blu si pjesë e delegacionit të sekretarit të përgjithshëm të misionit Thomas Greminger, i cili zhvilloi një bisedë 30 minutëshe me drejtuesit e opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore.
Kur takimi përfundoi dhe kryedemokrati Basha i përcolli dhe shtrëngoi duart me të gjithë, nuk pati të njëjtin qëndrim me Borchardt.
Ky i fundit shihet duke pritur të shtrëngonte edhe ai duart me Bashën, por kreu i opozitës i kthen shpinën dhe e injoron totalisht.
Kujtojmë se kryedemokrati e ka cilësuar të papranueshëm gjestin e ambasadorit Borchardt ndaj protestuesve të zonës së Unazës së Re, të cilëve ai u ngriti gishtin e mesit para më shumë se një jave.