Në Tiranë u zhvillua sot Samiti i Europës Jug-Lindore për Paqe, ku morën pjesë udhëheqës të njohur të vendeve të rajonit.
Ish diplomati i njohur amerikan në rajonin e Ballkanit, Kristofer Hill, deklaroi sot se shqiptarët dhe maqedonasit janë dy popuj energjikë me kurajo të madhe për reforma dhe zhvillim.
Zoti Hill tha në Samitin e Federatës Universale për Paqe në Tiranë se e ndjente midis njerëzve zhgënjimin në lidhje me vonesat në hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, por theksoi se detyrat e integrimit janë të qarta dhe asnjë sfidë që u del atyre përpara nuk duhet të shkaktojë uljen e shpejtësisë së reformave.
“Rruga e integrimit është e hapur dhe përherë e më shumë e mundshme. Sfidat që dalin përpara nuk janë për t’u ndalur në rrugë, por janë për t’u kapërcyer” – tha ai.
Ish-diplomati amerikan i njohur në Ballkan, Kristofer Hill, tha se sfidat që u dalin vendeve të rajonit në rrugën e integrimit europian nuk duhet t’i ndalin ato, por duhen kapërcyer.
“Jam optimist dhe i isigurtë që popujt e rajonit të Ballkanit do ta vazhdojë me vendosmëri këtë të udhëtim të integrimit. Kriteret që kërkohen nuk pengojnë integrimin, sepse vendet e rajonit janë tashmë anëtarë të Bashkimit Europian dhe detyrat do të përmbushen, ashtu si u përmbushën nga Shqipëia dhe Maqedonia veriore kërkesat për t’u bërë anëtarë të NATO-s” – tha ai.
Zoti Hill kujtoi se kishte qenë në detyra të tjera në vende të ndryshme të botës, ku njerëzit nuk i kishin vet në dorë ngjarjet, ku kishte shumë dhunë e luftëra, ndërsa në Ballkan njerëzit i kanë vet në dorë reformat dhe zhvilimin.
“Në vitin 1991 unë thashë para një auditori të tillë si sot, se Shqipëria do të bëhet shpejt anëtare e NATO-s, dhe pak kush më besoi. Por qëllimet arrihen me reforma, dhe ja se cfarë po bën Tirana dhe Shkupi, kryejnë reforma, bashkëpunojnë me fqinjët, përmushin standartet në fushat civile dhe ushtarake.
Mjeti kryesor është që palët të dëgjojnë njëri tjetrin, sepse kështu zgjidhjet, mirëkuptimi dhe mirëqenia vijnë më shpejt. Qëndrimi së bashku dhe veprimi së bashku i shërben vendit”, – tha zoti Hill.
Në Samit mori fjalën edhe kryetari I parlamentit të maqedonisë Veriore Talat Xhaferi, i cili tha se shpresonte që brenda pak javësh të Maqedonia veriore të bëhej anëtare e 30-të e NATO-s.
Themeluesi i lëvizjes Vetvendosja në Kosovë Albin tha se “Muri i madh i Berlinit u zëvendësua nga mure të vegjël, të cilët duhen hequr, sepse paqja është angazhim dhe porosi e brezave që u sakrifikuan për të”.
Ai tha se krahas integrimeve euro-atlantike, qeveritë e rajonit duhet të trajtojnë probleme thelbësore të brendshme, si varfëria, padrejtësia dhe pabarazia.
Samiti i Paqes në Europën juglindore u organizua në Titanë nga Federata Universale e Paqes pjesë shumë udhëheqës dhe përfaqësues nga vendeve të ndryshme të botësx.