Tavani i një prej godinave të një konvikti në qytet Studenti ka rënë, vetëm katër muaj pasi ishte rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës.
Mësohet se tavani ka rënë mbrëmjen e djeshme, ndërsa disa nga studentët janë larguar në godina të tjera.
Nuk kanë kaluar as 4 muaj nga rikontruktimi, pasi në muajin në maj të viti 2019, është bërë rikontruktimi i godinës numër 20.
Mësohet se deri tani nuk është marrë asnjë masë për largimin e studentëve nga godina, dhe pritet që të shkojnë inspektorët për të kontrolluar nëse godina ka rrezik për studentët.