Studentë dhe pedagogë po protestojnë para Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë, atje ku pritet të merret një vendim nëse Kopshti Botanik do të kalohet në pronësi të Bashkisë së Tiranës apo jo, sikundër e përcakton një vendim i qeverisë Rama.
Disa dhjetra studentë dhe pedagogë janë mbledhur para Gjykatës, atje ku janë instaluar edhe shumë forca policore që kanë rrethuar godinën.
Studentët dhe pedagogët pretendojnë se kalimi i pronësisë së Kopshtit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës te Bashkia e Tiranës është i padrejtë dhe jo transparent.
Ndërkohë, ata paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave. Studentët dhe pedagogët janë mbledhur te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, nga ku nisi marshmi që u ndal para Gjykatës së Apelit Administrativ.
“Përderisa kemi një vendim jo-transparent, atëherë askush nuk mund të thotë që Kopshti Botanik, nuk do të kthehet në një shesh ndërtimi”, thanë pedagogë dhe student.