Juve do treshen ofensive Eriksen-Son-Salah

Prioritet i “Bianconeri” është mesfushori ofanziv i Tottenhamit, por kampioni italian ia ka vënë syrin edhe sulmuesit të Spurs dhe sulmuesit të Livepoolit. Juventusi po planifikon të përforcohet për pjesën e dytë të sezonit.

Bianconeri i janë rikthyer interesimit për futbollistin e Tottenhamit, Christian Eriksen. Bardhezinjtë synojnë ta transferojnë mesfushorin danez në afatin kalimtar të janarit.

Eriksen po e kalon vitin e fundit të kontratës me Spurs, të cilët po mendojnë ta shesin në janar para se ta humbin pa para verën e ardhshme.

Skautët e Juves madje kanë qëndruar të dielën në Anfield Roar për ta ndjekur futbollistin në ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit.

Gjithashtu, interesim për Eriksenin kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë evropianë, Real Madrid, Barcelona e Manchester United.

Kurse, Juventusi nga ana e tij i do po ashtu sulmuesin e Tottenhamit, Son Heung-min dhe atë të Liverpoolit, Mohamed Salah, shkruan e përditshmja italiane, “Tuttosport”.

Në derbin Liverpool – Tottenham, krahas tre futbollistëve të lartpërmendur, skautët e Juves e ndoqën edhe qendërmbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld.

 

Artikulli paraprakBale mungon në stërvitjet e Realit, drejt largimit në Janar
Artikulli tjetërHazard: S’është e lehtë të marrësh numrin 7 pas Ronaldos