Fliste me kamera në timon, humb jetën në aksident këngëtari

25-vjeçari Erjon Beli ka humbur jetën në një aksident në aksin Shkozet – Plepa. Beli ishte këngëtar në një lokal nate. Sipas disa burimeve, ai ishte duke folur me kamera në celular në kohën kur është përplasur me bordurën dhe ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbatur rrethanat e aksidentit vdekjeprurës.

Erjon Beli, ishte i apasinuar pas muzikës dhe udhëtimeve. Ai shpesh ka publikuar në internet video Live nga udhëtimet që bënte me miqtë apo gruan e tij. Video e mëposhtme është publikuar prej tij 20 orë më parë.

Erjon Beli nga Kavaja ishte këngëtar në lokalet e natës në Durrës.

auto 74235609 2657003394351708 8092177015156768768 n1572595161

auto Screenshot 101572595117

auto Screenshot 111572595117

Artikulli paraprakGranit Xhaka i shkruan tifozëve të Arsenalit: Jap 100% në fushë, por…
Artikulli tjetërKorça tronditet sërish nga tërmeti, banorët dalin në rrugë