Edi Ramës i doli hirra…

Nga Oerd BYLYKBASHI

Kajmaku eshte qershia me e fundit e kalbur mbi torten e felliqur te Rames, ate qe u serviri serish shqiptareve me 30 qershor.‎ Ligji i Dekriminalizimit, me shume se i hoqi mandatin Kajmakut, i hoqi masken serish Rames dhe shtetit qe ka ngritur ai.

Ju kujtohen ata qe thonin se Dekriminalizimi nuk behej me ligj apo se ligji i Dekriminalizimit nuk do te funksiononte? Jane rreth 500 zyrtare qe jane larguar deri me tani nga ky ligj, sepse dikur jane perlyer me krimin. Dhe kete skote shqiptareve ua solli ne parlament, bashki e neper zyra shteti vete Edi Rama.

Ju kujtohet Rama qe bertiste ne parlament se ligji ishte antikushtetues? Ju kujtohet skermitja e Balles kunder dorezimit te gjurmeve te gishtave? Si do gjendej pa keto gjurme qe shenjat e gishtave te Kajmakut ishin te njejtat me ato te Jorgo Totos ne gjykatat e Greqise? Te gjithe e kuptojne tashme pse turfullonin. Ai ligj i nxirrte zbuluar.

Tashme Edi Rames i ka mbetur t’i bjere mandolines e te kendoje kengen e Shqipnis se Mesme: Vaj vaj vaj, gishtat me kajmak, o moj Vore e vogel c’me bone marak!

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Prokurori i Durrësit në shënjestër të…
Artikulli tjetërBerisha solli Tap-in, Rama solli trapin…