Dy vëllezër të quajtur Nuredin dhe Hamza janë vënë në pranga nga autoritetet belge pasi dyshohet se po planifikonin që të ekzekutonin një sulm terrorist. Lajmi është përcjellë nga Prokuroria e Belgjikës, e cila njoftoi se ka prova të arsyeshme që i lidhin vëllezërit me një skenar sulmi. Njësitë speciale bastisën edhe shtëpitë e të dyshuarve, por nuk gjetën armë ose lëndë shpërthyese. Autoritetet belge kanë vënë në pranga dy vëllezër, të cilët dyshohet se po planifikonin që të ekzekutonin sulme terroriste, pas një operacioni të zhvilluar në rajonin Mons. Prokuroria ka bërë të ditur edhe emrat e të dyshuarve, të cilët janë Nurendin dhe Hamza. Ata kanë njoftuar se shkronja e parë e mbiemrit të tyre është H., por nuk kanë pranuar që të japin më shumë detaje rreth identitetit të tyre. Njësitë speciale bastisën edhe banesat e të arrestuarve, por nuk kanë gjetur armë ose lëndë shpërthyese. Megjithatë, zyrtarët komunikojnë se kanë prova të arsyeshme që tregojnë se vëllezërit po mundoheshin që të kryenin një akt terrorist. Gjatë orëve të ardhshme, gjykata belge pasi të shqyrtojë provat e hetuesve do të vendosë nëse personat në fjalë do të qëndrojnë nën masën e arrestit me burg apo do të hetohen në gjendje të lirë. Belgjika vijon të mbetet në masa të rrepta sigurie, pas sulmeve të 22 marsit. Në rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve janë vendosur policë dhe ushtarë të shumtë, të cilët patrullojnë vazhdimisht. Aktualisht vendi është në nivelin tre të sigurisë, ku katra është edhe më i larti. Përgjatë muajve të fundit, autoritetet kanë kryer operacione të shumta duke vendosur në pranga persona që paraqesin rrezikshmëri. Qeveria ka njoftuar se masat ekstreme do të vijojnë të mbeten në fuqi derisa situata të normalizohet.
Kryesore
Continue to the category“Nuk veprojmë sipas ngjyrave politike”, Dumani paralajmëron pushtetarët: Do godasim këdo...
Kreu i SPAK Altin Dumani, në një analizë të punës së tij dy vjeçare si kreu i Prokurorisë së Posaçme, ka hedhur poshtë akuzat...