Ngjarja e Elbasanit/ Kërkohet dënim i ulët për Suel Çelën dhe miqtë e tij…

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 7 vite burg për Suel Çelën alias Marjus Lulaj. Ndërsa për Enea Bekteshin dhe Klemend Xhaferrin ka kërkuar 6 vite burg. Ndërkohë që kanë ndryshuar akuzat ndaj tre të arrestuarve të Elbasanit, Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri, duke rrëzuar “vrasjen e punonjësit të policisë, mbetur në tetntativë”.

Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka konfirmuar ndryshimin e akuzave gjatë leximit të pretencës.

Prokuroria tha se gjatë shqyrtimit nuk u gjet e provuar akuza e vrasjes së punonjësit të policisë, për ngjarjen e 2017-s, por u gjet e provuar se Suel Cela dhe Enea Bekteshi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i kanë goditur për shkak të detyrës.

Për këto akuza, Prokuroria kërkoi dënimin e Çelës me 7 vite burg dhe për Bekteshin me 6 vite.

Edhe për Kelment Xhaferrin ra akuza e kundërshtimit të policisë, por u kërkua shpallja i fajshëm i tij për tri vepra të tjera, atë të armë mbajtjes pa leje, largim i të burgosurit dhe mbajtja e lëndëve plasëse, duke kërkuar dënimin me 6 vite burg.

Gjatë seancës prokuroria pretendoi se është e provuar që në drejtim të  mjetit Audi, që përplasi makinën e policisë, ishte Suel Cela dhe pasagjer në ketë automjet ishte Enea Bekteshi.

Përfaqësuesi i akuzës renditi dëshmi, pamje filmike dhe rezultate të ekspertimenteve për materialet biologjike të gjetura në makinë si prova kundër të pandehurve.

Në shtator të 2017-s, pranë tregut Agroushqimor në Elbasan, automjeti brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi, u godit nga makian që drejtuar nga Suel Çela. Reagimi erdhi si rezultat i kontrollit që policia po ushtronte ndaj makinës ku ndodheshin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri.

Artikulli paraprakVendosja e portreteve komuniste në Bulevard, reagon Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë
Artikulli tjetërMilani në telashe…