Milani në telashe…

Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, ka thënë se kuqezinjtë janë në telashe, pasi nuk kanë kurrfarë personaliteti, pas një paraqitjeje tjetër të dobët të dielën kundër Lazios.

Milani humbi 2:1 kundër Lazios mbrëmë, duke e konfirmuar fillimin më të keq të sezonit në 78 vjetët e fundit dhe Capello e pranon se po brengoset për klubin të cilin e udhëhoqi drejt sukseseve të mëdha në vitet e 90-ta.

“Milani është në telashe. Lojtarit nuk i ka të nivelit të lartë, shihet qartë. Po luajnë me frikë”, tha trajneri veteran italian.

Ai i kritikoi në veçanti Lucas Paquetan dhe Rafaelo Leaon, duke theksuar se ata nuk po i përmbushin pritjet.

“Ata nuk kanë kurrfarë personaliteti dhe nuk po luajnë sipas vlerës që u ishte caktuar. Paqueta ka cilësi po nuk po i tregon. Leao më nervozoi kundër Lazios. Ai duhet të vazhdojë të luajë edhe kur nuk e ka topin në këmbë”, shtoi ai.

“Në Milan nuk shoh lider, apo kapiten, jo vetëm një i cili e vendos shiritin e kapitenit, por një lojtar i cili mund të ndihmojë në shpërndarjen e ideve të trajnerit”, theksoi ai.

Pioli i kënaqur: Milani im po përmirësohet

Trajneri Stefano Pioli ka këmbëngulur se Milani është duke u përmirësuar dhe nuk ia ka frikën askujt, me gjithë humbjen kundër Lazios 2:1 të dielën në San Siro.

Kuqezinjtë e barazuan përkohësisht rezultatin falë autogolit të Bastos, pas golit hapës të Ciro Immobile, por Joaquin Correa i iku kurthit të pozitës jashtë loje dhe e shënoi golin e fitores kah fundi i pjesës së dytë.

Kjo humbjen nënkupton se Milani tani renditet në pozitën e 11-të në Serie A, dhe ngel tetë pikë prapa pozitës së gjashtë.

“Sipas mendimit tim, ekipi po përmirësohet. Natyrisht, ka qenë më rëndësi të fitonim për tabelën dhe situatën në të cilën jemi, por paraqitja ishte e mirë sonte”, tha Pioli për Sky Sport Italia.

“Çfarë mund të bëjmë është të vazhdojmë të përmirësohemi. E pashë një ekip që luftoi për 95 minuta. Ekipi im nuk pati vështirësi, nuk kishte frikë dhe luajti me kokën lart”, shtoi ai.

pioli inter

Artikulli paraprakNgjarja e Elbasanit/ Kërkohet dënim i ulët për Suel Çelën dhe miqtë e tij…
Artikulli tjetër“Oficeri” i Habilajve emërohet shef komisariati për t’i shërbyer…