Gjykata Administrative rrëzon Veliajn: Gjobat ndaj PD për tubimet janë të paligjshme!

Gjykata Administrative e Tiranës rrëzon Bashkinë e Tiranës dhe konstaton se gjobitja e Partisë Demokratike për protestat ka qenë e paligjshme.

Në një njoftim për mediat, seli blu ka bërë të ditur se, ‘sot gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia Tiranë i kishte vendosur Partisë Demokratike për dëme gjatë protestave kombëtare.

Reagimi plotë i PD

• Gjykata Administrative e Tiranës rrëzon Bashkinë e Tiranës dhe konstaton se gjobitja e Partisë Demokratike për protestat ka qenë e paligjshme.

Sot gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia Tiranë i kishte vendosur Partisë Demokratike për dëme gjatë protetsave kombëtare. Gjykata ka vlerësuar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjit dhe ka urdhëruar:

Shfuqizimin e akteve administrative të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit:

– “Akt Konstatimi mbi kundervajtjet administrative” Nr. 0041738, datë 16.02.2019;

– “Procesverbal mbi kundërvajtjet administrative” Nr. 007428, datë 16.02.2019;

– “Procesverbal shoqerues i përcaktimit të dëmshperblimit mbi kundervajtjet administrative” Nr. 001201, datë 16.02.2019; dhe

Shfuqizimin e Vendimit Nr. 17553, datë 24.04.2019 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

dritat proteste

erjon veliaj

Artikulli paraprakMesi kundër Ramës: Nuk do të ketë emërime drejtorësh në Shkodër nga Doshi, Sterkaj apo Harusha
Artikulli tjetërGrevë urie kundër kryetarit të emëruar nga Rama (Foto)