Ish-deputeti Dashamir Shehi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel me gazetarin Denis Dyrnjaja.Para pak kohësh ish-deputeti Dashamir Shehi ishte shprehur se shteti duhet të dyfishonte pagat dhe të linte disa gjëra mangët, pasi me këto paga po largohet rinia.
Pasi dëgjuan në studio atë çka Shehi kishte thënë Dyrnjaja e pyet: A e dëgjon njeri atë Dashamir Shehin brenda opozitës për këtë propozim?
Shehi: Sigurisht, jo vetëm që e dëgjojnë por unë mendoj që edhe një pjesë e mirë e propozimit opozitar tani që do të vijë do të diskutohet për çështjet e buxhetit.
Për skemën puro financiare sepse jemi edhe në kohë buxheti, pavarësisht se jemi jashtë parlamenti ne mendjen tonë ndërtojmë edhe me dokumentet tona buxhetin që do të bënim ne po të ishim. Sigurisht që kjo është marrë në konsideratë dhe nuk është një tezë që ka vdekur, fatkeqësisht është gjallëruar, është bërë markë aktuale sepse është bërë edhe më dramatike gjatë kohës.
Ajo që kam paralajmëruar një vit më parë po ndodh fatkeqësisht, po largohen më tepër dhe nuk kemi asnjë lloj reflektimi nga kjo qeveri, dhe gjykoj që këtë lloj reflektimi mund ta bëjë vetëm opozita shqiptare.
Që do të thotë, për sa kohë që ne do ti konsiderojmë shqiptarët në një farë mënyre siç i konsideron kjo qeveri si kavje pune, në qoftë se nuk të pëlqen këtu merr valixhet edhe ik, nuk do ti konsiderojmë domethënë si shtetas shqiptar, se si shtetas shqiptar na burojnë disa të drejta brenda Shqipërisë, si krah pune, mundet që të kemi të drejta më të mëdhaja në gjermani e Greqi apo ku e di unë.
Atje krahu i punës sigurisht që vlen më shumë, por ne pretendojmë disa të drejta shqiptar dhe këto duhet ti mbrojë shteti shqiptar me legjislacionin e vet dhe financat e Shqipërisë duke shfrytëzuar burimet e veta.
Kështu që ajo tezë që e kam thënë një vit më parë, jo vetëm unë se është derivat i punës shumë kolegëve, ne po ti rrisim brenda një mandati, ti dyfishojmë pagat, jo vetëm që do të kemi një lloj jo stopim automatikisht se faktorët që largojë shqiptarët janë edhe të tjera përveç pagave, pasiguria, korrupsioni, niveli i administratës.
Kemi edhe një faktor tjetër që këto nuk merren me këtë punë, por unë jam marrë me vite se kam qenë edhe ministër i punës, që hapja e tregut të punës sigurisht që influencon dhe kur ju hoqën vizat Shqipërisë, në një farë mënyre ministria e Punës institucionet e tjera, duhet të mendonim se çfarë impakti duhet të ketë mbi tregun e punës.
Domethënë në këtë mes në një farë mënyre po i bëj pak qefin qeverisë, tezes qeveritare. por domethënë në ekuacionin e kësaj punë të qëndruarit në Shqipëri nuk kam heq asnjë nga faktorët që janë real, por kush është i pari? Kush është koeficienti që shumëzon gjithë këtë kllapën brenda? Është sigurisht situata ekonomike, që do të thotë është rroga.
Do merremi seriozisht me këtë punë edhe me koston e një inflacioni që do të jetë pak më i lartë.
Me rroga më të larta do balancojmë në radhë të parë brenda disa viteve pagën nominale me vendet e tjera ballkanike dhe të asaj Europës së varfër, deri kur të mbërrijmë pastaj tek paga reale.
Njëkohësisht kjo lloj reforme do të përmirësojë edhe situatën e pensioneve që është bërë tragjike.
Ky është një nga faktorët që mund të ndikojë në mos largimin e një pjese të mirë.
Pjesës më të edukuar të shqiptarëve, pjesës më të kualifikua dhe do ti japim kësaj ekonomie me këtë dimension të vogël që ka të qëndrojë në këmbë.