Arrestohet shoferi i FNSH, ishte në kërkim për dekonspirim të operacioneve të policisë

Shoferi i FNSH-së, Ardian Loci, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre ka përfunduar në pranga. Policia e Shkodrës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bëri të mundur kapjen e 48 vjeçarit, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,njofton policia.

Shoferi i FNSH, Ardian Loci, akuzohet se dekonspiroi aksionet e policisë në 2017 për asgjësimin e bimëve narkotike në Dukagjin. Në atë operacion u arrestuan 17 persona.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBëhen për në spital tre studentë tek Ekonomik nga persona të panjohur, policia nuk ndërhyn
Artikulli tjetërShpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti!