Atentat në Burgun e Vaqarrit, qëllohet me snajper i burgosuri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burgun e Vaqarrit, ku ka mbetur i plagosur një shtetas nga Kosova që ishte i paraburgosur aty. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i burgosuri Lili Dulaj nga Prizreni është plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa ka qenë në ambientet e ajrimit. I plagosuri është qëlluar nga jashtë burgut dhe ende nuk ka asnjë të dhënë për autorin.
Bëhet e ditur se i paraburgosuri është qëlluar me snajper në monentin që ndodhej në dhomën e ajrimit. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, plumbi e ka prekur në këmbë dhe jo në organet jetësore. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën inspektimin e zonës nga ku dyshohet se ka qëlluar autori. I plagosuri, siç njofton policia, është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq në lidhje me atentatin e ndodhur në këtë burg, Policia e Tiranës ka dhënë këto detaje. Sipas saj, në ambientet e ajrimit Lili Dulaj, 40 vjeç, i lindur në Prizren, i cili është i paraburgosur në I.E.V.P. Vaqarr, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person i paidentifikuar nga jashtë burgut, në kohën kur ka qenë në ambientet e ajrimit. Lili Dulaj ishte lënë në burg më 17 maj të këtij viti, nga gjykata e Tiranës, nën akuzën për dhunë në familje.
Policia e Tiranës ka dyshime se shënjeshtra e atentatit të ketë një tjetër i burgosur, që ndodhej në ambientet ajrimit së bashku me 40-vjeçarin nga Kosova. Forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë, të RENEAS, të njësisë Shqiponja dhe komisariateve 1 dhe 6 po kërkojnë në të gjithë zonën për rreth burgut, me qëllim kapje e autorit të atentatit.

Artikulli paraprakPërgjaken sërish rrugët, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur në 3 aksidente
Artikulli tjetërShkëmbim me armë zjarri në parcelat me drogë në Kuç, një i plagosur