Ka të paktën 3 ditë që kryeministri Rama ka humbur pa gjurmë, duke anuluar çdo takim.
Dhe kjo seri anulimesh ndodh që nga anulimi i takimit zyrtar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski, ku u shfajësua se nuk kishte probleme shëndetësore.
Për të vazhduar më tej me takimin me degën e PS-së në Shkodër, të cilët ka 72 orë që i ka lënë në pritje.
Po ashtu Rama nuk ka zhvilluar dhe mbledhjen me Grupin Parlamentar,
Po kështu edhe në takimet në ERTV me popullin.
Apo në Ministrinë e Bujqësisë ku sërish e anulloi takimin.
Kjo sigurisht është shqetësuese për fatet e vendit.
Pyetja që lind a është ende në detyrë Rama?
Nga zyra e shtypit të Ramës që nga anulimi dy javë më parë me Pendarovskin, thuhet se kryeministri ka probleme shëndetësore.
Probleme të cilat mesa duket po zgjasin shumë dhe po e mundojnë kryeministrin që nuk dihet se ku është, por vetëm bëhet i gjallë në Twitter.