Ish-oficeri i policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës (tashmë në azil politik) Emiliano Nuhu ka reaguar për çështjen e bujshme të Xhisiela Malokut për herë të parë pas arrestimit të Redjan Rraja si i dyshuar kryesor për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Landi Muharremit dhe Andi Malokut.
Në një lidhje telefonike për Fax Neës, Nuhu ka deklaruar se fisi Rraja janë fis i fuqishëm të njohur në botën e krimit jo vetëm brenda Krujës, por edhe mëtej.
Sipas Nuhut, policia ka patur informacione se Rredjan Rrahja dhe të tjerë ishin përfshirë në vrasje të tjera, por nuk ndërhynte dot për shkak të lidhjes së tyre me politikën.
Nuhu po ashtu shtoi se pas kërcënimeve që ju bënë në rastin Xhisiela, mund të ishte ai shënjestër e atentatit, për këtë arsye u largua nga Shqipëria për të mbrojtur familjen e tij.
“Rama më quajti mua horr, ndërkohë që u arrestua Redjan Rraja. Quajti horr një efektiv që denoncoi një person si të përfshirë në një grup kriminal. Kush është horri këtu, unë apo Redja Rraja. Ngjarjet e fundit tregojnë se Rama nuk mbron dot grupet kriminale.
Nga puna që kam bërë ato nuk kam informacion të saktë se çfarë kushuriri e ka. Mund të jetë çfarë të dojë, ato rrinë bashkë, me deputetin, me vëllanë e deputetit dhe ky person në çështjen e Xhisielës pse më kërcënoi mua për djalin e deputetit?!
Nuk e di çfarë ka thënë por gjithë komuniteti i njeh ato se çfarë janë dhe në lidhje me deputetin. Këto janë grup i strukturuar kriminal. Kryejnë veprime të ndryshme kriminale, janë përfshirë në blerjen e votës hapur.
Këtë e deklaron dhe kryeminsitri që e mbron hapur këtë grup kriminal. Lidhja e këtij grupi me politikën shkon deri tek kryeministri. Mua me tha do ta ndjek këmba-këmbës. Janë shumë të fuqishëm në zonën e Krujës dhe njihen dhe në botën e krimit jashtë Krujës. Janë persona të fuqishëm.
Di që lëvizte lëvizte me automjet të blinduar dhe me armë dhe policia nuk ndërhynte dot. Policia e kishte informacione se janë përfshirë dhe në vrasje të tjera, por nuk ndërhynte se kishin lidhje me politikën.
Mund të isha unë objekti i atentatit një vit më parë, pas kërcënimeve në zyrë unë u detyrova të largohesha nga Shqipëria për të mbrojtur familjen jetën time.”- u shpreh Nuhu.