Qeveria nuk ka lekë për rrogat e mësuesve. Drejtoria Arsimore e Tiranës i ka njoftuar shkollat se do të shtyjë për në datën 15 nëntor dhënien e pagave të tetorit.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një mësuesi në Tiranë, i cili shkruan se, pagat e mësuesve që duhet të merren në datë 1 të çdo muaji, s’kanë dalë dhe sipas Drejtorisë Arsimore Tiranë, do të ndahen rreth datës 15 nëntor!
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Narkoshteti falimenton!
Mësuesve paga e dt 1 nëntor ju shtyhet për daten 15 nëntor!
Lexoni mesazhin e mësuesit dixhital. sb
Doktor përshëndetje!
Jam një mësues në Tiranë. Doja t’ju informoja se pagat e mësuesve që duhet të merren në datë 1 të çdo muaji, s’kanë dalë dhe sipas Drejtorisë Arsimore Tiranë, do të ndahen rreth datës 15 nëntor! Doktor, kjo është absurde. Mësuesit aty i kanë sytë, te paga!
Ju lutem bëjeni publike në respekt të mësuesve!
Kriza në mbledhjen e të ardhurave nga ana e Qeverisë, reflektuar dukshëm në projektbuxhetin e vitit 2020, po jep shenja të dukshme ende pa u mbyllur viti. Pagat në shumë institucione shtetërore janë vonuar ndjeshëm, ndërkohë që janë prekur së fundmi, edhe arsimtarët, ata që përbëjnë numrin më të madh të nëpunësve të shtetit.