Basha: Jam i vendosur të vazhdoj deri në fund luftën ndaj padrejtësisë…

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, ka treguar ndër të tjera cilësinë që e dallon atë nga politikanët e tjerë.

Gjatë bashkëbisedimit në turin e takimeve, kryeopozitari u shpreh se, “ajo që më ka motivuar për të hyrë në politikë, është padrejtësia që shikoja në vend”,

“Ajo që më ka motivuar, që më ka futur në politikë është dhe pika ime më e fortë. Nëse do më pyesnit pse je futur në politikë, ma thuaj me një fjalë, që është e vështirë, do thoja arsyeja pse jam futur në politikë është padrejtësia.

Ka qenë pikërisht para vitit 2005 ku prej 8 vitesh shikoja dhe përjetoja shumë keq gjendjen e vendit. Një pjesë të kohës isha student në Holandë, një pjesë të kohës punoja për organizatën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Kisha mundësi për të ndjekur karrierën time më tej, por e dija që nuk do jetoja dot me veten time.

Do vinte një moment që nuk do duroja dot veten time nëse nuk do bëja dot c’ishte e mundur në dorën time, aq sa mund të bëja në luftën kundër padrejtësive që kishte kapluar Shqipërinë. Jam i vendosur të vazhdoj deri në fund luftën ndaj padrejtësisë që ka qenë lajtmotivi i futjes time në politikë”, u shpreh lideri i Opozitës.

Ai pati edhe një apel për të rinjtë.

“Koha të bëhemi bashkë për ti dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëri i ka mundësitë ti japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund”, deklaroi Basha

 

Artikulli paraprakQeveria le pa paga 52 mijë mjekë, infermierë dhe mësues, i paguan koncesionarëve 380 milionë euro!
Artikulli tjetërBasha me të rinjtë në Shkodër: Kjo që po përjetojmë nuk ka të krahasuar as me periudhat më të errëta