Lideri i opozitës, Lulzim Basha ishte pasdite në Shkodër deklaroi nga Shkodra se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Gjatë bashkëbisedimit në ‘Rrugëtimin për Shqipërinë’ një i ri, i tha kreut të PD se, kanë ngelur kaq pak të rinj në vend, sa nuk bëhet dot as për të luajtur futboll në kalçeto.
Pas takimit, Lulzim Basha bëri një krahasim me kalçeton, duke thënë se janë më pak se një ekip kalçetoje që po mban peng vendin.
“Kryetar bashkish nuk ka në asnjë qytet të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka asnjë bashki. Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë, shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme sepse shqiptaret nuk e meritojnë të largohen.
Partia Socialiste vazhdon qe t’i shërbejë vetëm një grupi njerëzish. Edhe socialistët janë të mërzitur, të keqqeverisur. Ai po i turpëron çdo dite me kandidatë të kriminalizuar”, tha Basha.
Raporti i BB thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me 2013-ën
Gjatë takimit me të rinjtë në Shkodër, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kryetari i PD, Lulzim Basha përmendi edhe raportin e fundit të Bankës Botërore, sipas të cilit situata me korrupsionin në vend është më keq se 6 vite më parë.
Sipas Bashës, kjo që po përjetojmë nuk ka të krahasuar as me periudhat më të errëta.
“Ajo që po përjetojmë sot nuk krahasohet as me periudhën më të errët të stanoacionit. Raporti i BB thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005”, u shpreh Basha.
Lideri i opozitës nuk la pa përmendur as plagën e emigracionit tek të rinjtë.
“Plaga më e madhe, plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj”, u shpreh Basha.