Shkrimi i “Corriere della Sera” për shpëtimin e Alvinit…

“Alvin, djali i luftëtares së huaj që vdiq në Siri po kthehet në Itali, nesër ai do të përqafohet me babanë e tij”. “Corriere della Sera” shkruan sot për fëmijën shqiptar 11 vjeçar, Alvin Berisha, mamanë e të cilit, Valbona Berishën, e cilëson “luftare e huaj që vdiq në Siri”.

I vogli lindi 11 vjet më parë në Lombardi. Ai u gjet në kampin Al Hol dhe është shpëtuar nga një skuadër policësh dhe karabinierësh.

Operacioni ka përfunduar, fëmija është i sigurtë dhe do të kthehet në Itali brenda disa orëve, shkruan Corriere della Sera.

Nga sot, 11 vjeçari Alvin është i lirë. Ai mund të kthehet të luajë, të studiojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij në Itali, aty ku nëna e tij ia ndërpreu në 2014.

Valbona e mori djalin dhe e çoi në Siri për ta bërë një terrorist në radhët e ISIS. Gruaja, që më vonë u bë një luftëtarë e huaj e rekrutuar përmes internetit, u vra nga një bombë dhe pas vdekjes së saj fëmija përfundoi në kampin e refugjatëve ku ndodhen mijëra gra të militantëve të kalifatit me fëmijët e tyre, në pjesën verilindore të Sirisë.

Alvini ka lindur edhe është rritur në Itali, megjithatë nuk ka nënshtetësi italiane, por shqiptare, sepse edhe nëna e tij edhe babai i tij janë me origjinë shqiptare dhe kanë përveç tij edhe dy vajza të tjera.

Një skuadër me tre policë të SCIP ( Shërbimi Interforcë i Policisë për Bashkëpunëimin Ndërkombëtar) dhe dy burra nga ROS ( grupimi special i karabinierëve të operacioneve) shkuan nga Italia në Sirinë verilindore, për ta gjetur dhe për ta marrë fëmijën në kampin e madh Al Hol në një territor kurdo-sirian të kontrolluar nga kurdët.

Operacioni u përfundua në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Italian dhe Gjysmëhënën e Kuqe Ndërkombëtare, të vetmit të autorizuar për të hyrë në kampin Al Hol.

E gjithë kjo pas vendimit të javëve të fundit për ta kthyer fëmijën në Itali dhe hapat ishin planifikuar nga SCIP, që është nën drejtimin e Policisë Qendrore Kriminale dhe Prefektit Vittorio Rizzi.

Hetuesit italianë dhe imazhet nga Ros, të kordinuara nga zv.prokurori Maurizo Romanellidhe Alessando Gobiis kanë zbuluar rrugën se si u radikalizua Valbona Berisha, nëna e Alvinit.

Në një kontekst familjar jo paqësor, pasi kishte kontraste midis burrit murator 13 vjet më të madh dhe gruas Valbona Berisha, nisi rruga e radikalizimit.

Valbona Berisha pas një jete laike, nisi të lexonte në mënyrë të ekzagjeruar Kuranin dhe të indoktrinohej në internet nga imamë dhe persona ekstremistë.

Më në fund ajo vendosi të largohej për në Siri me djallin e saj të vogël dhe të martohej me njeriun që e indoktrinoi dhe të luftonte me të.

Sapo arriti në Siri, Valbona Berisha filloi stërvitjen me djalin e saj që e bëri synet dhe ia ndryshoi emrin në Jussuf, për ta bërë “martirin e ardhshëm”.

Në kompjuter që kishte lënë në Itali, Valbona Berishës iu gjetën video domethënëse me fëmijë që stërviteshin me kallashnikovë.

Celulari që ia kishte dhënë kunati dhe ku ishte instaluar GPS, bëri që hetuesit ta “ndiqnin” atë gjatë udhëtimit për në Siri.

Fëmija, siç del nga përgjimet, arriti të bisedojë nja dy herë me babanë e tij në telefon dhe e përshkroi mamanë si luftëtare. “Ajo është veshur si ninxha”, thotë fëmija, duke e krahasuar me personazhet e filmave vizatimorë.

“Këtu kam frikë, –  ankohej Alvini, -sepse aeroplanët lëshojnë bomba”. Unë i kam thënë hajde të shkojmë tek babi se dua të shkoj në shkollë…Por ajo nuk më lejon”, i thoshte Alvini babait të tij në telefon nga Siria.

1 8

2 10

3 8

4 5

5 5

Artikulli paraprakPërmbytjet/ Uji vërshon në rrugë dhe banesa, situatë e rëndë në Tiranë, Durrës dhe Lezhë
Artikulli tjetërBB publikon shifrat alarmante, 34.6% e biznesit duhet të përgatisë zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit