Punonjësit e IKMT-së kanë zbarkuar këtë të enjte te “Unaza e Re në Tiranë”. Ata kanë lajmëruar disa prej pronarëve të banesave dhe bizneseve, që parashikohen të shemben për rikonstruktimin e rrugës që kalon aty, që ti lirojnë pronat deri ditën e hënë, pasi ato do të shemben.
IKMT ka njoftuar se është plagosur një punonjës i tyre gjatë përplasjes me banorët.
Nga ana e banorëve ka pasur irritim dhe më pas përplasje me inspektorët e IKMT-së. IKMT ka njoftuar se një prej punonjësve është plagosur në krye të detyrës.
“Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar. Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur.
Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe. IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve.
Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme”, thuhet në njoftimin e IKMT.
Banorët e Unazës protestojnë prej muajsh kundër projektit për rikonstruktimin e rrugës nga sheshi “Shqiponja” deri te mbikalimi pranë “Pallatit me Shigjeta”. Ata kanë kërkuar bisedime me qeverinë për ti dhënë zgjidhje situatës. Projekti nga ana tjetër, është cilësuar korruptiv nga opozita dhe me shifra të fryra për ekonomistët.