Suksesi në frontin e tregtisë ndërkombëtare është një çështje e rendësishme për fermerët amerikanë. Siç na njeh korrespondeti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh, ky segment i bujqësisë amerikane që votoi kryesisht për Presidentin Trump në vitin 2016, përballet me kushte të vështira ekonomike para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhëshëm, si rezultat i kostove më të larta për të mbajtur fermat, rënies së fitimeve dhe mjedisit të pasigurtë tregtar.
Marrëveshja e Partneritetit Transpaqësor, shkurtimisht TPP, që Shtetet e Bashkuara nënshkruan me 11 vende në vitin 2016 do të kishte ofruar tregje më të mëdha për fermerët amerikanë.
Pavarësisht premtimit të kandidatit të atëhershëm Donald Trump për tërheqje nga marrëveshja, kryesisht nga shqetësimet mbi ndikimin në vendet e punës në fabrikat amerikane, fermeri Wendell Shauman nga Illinoi votoi për të, edhe pse pajtohej me marrëveshjen.
Gazetari i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh bisedoi me fermerin në vitin 2017.
“Jeni fermer dhe keni doktoraturë si dhe keni udhëtuar dhe i kuptoni se si funksionojnë marrëveshjet tregtare. Dhe keni votuar për Trumpin.”
Që nga viti 2016, Shtetetet e Bashkuara jo vetëm që u tërhoqën nga Partneriteti i Transpaqësorit, por edhe nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Amerikës së Veriut, që nënshkrua në vitin 1994.
Një marrveshje tregtare mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë për zëvendësimin e saj po shqyrtohet në Kongres. Ndërkohë, administrata amerikane po zhvillon një luftë tregtare me një prej blerësve më të mëdhenj të kulturave bujqësore, Kinën, e cila vuri tarifa ndaj misrit dhe sojës amerikane si hakmarrje ndaj tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin kinez.
Kjo luftë ka ndikuar tek fitimet për fermerin Wendell Shauman por jo tek mbështetja e tij për rizgjedhjen e Trumpit. “Kur dëgjoj propozimet e demokratëve, jam i lumtur që mbështes zotin Trump.”
Ai nuk është i vetmi fermer që shqetësohet se një president demokrat mund të miratojë rregulla mjedisore që ndikojnë tek bizneset e tyre. Thomas Titus është njëri prej tyre.
“U gëzova që një republikan mori Shtëpinë e Bardhë. E mbështes qëndrimin që po mbajmë.”
Jim Raben është një tjetër fermer në Ridgeway të shtetit Illinoi.
“Mendoj se ai po bën atë që është e drejtë.” “Shumica e fermerëve janë përkrahës të Presidentit”, thotë Mark Gebhards me Byronë e Fermave të shtetit Illinoi.
Ai thotë se zoti Trump ka qënë në gjendje të zbusë ndikimin e tarifave përmes pagesave për fermerët në bazë të Programit për Lehtësimin e Tregut nga Departamenti i Bujqësisë. Këtë vit kjo u kushtoi taksapaguesve amerikanë 16 miliardë dollarë dhe 15 miliardë për vitin 2018.
Mark Gebhards me Byronë e Fermave të Illinoit thotë se duhet gjetur një zgjidhje.
“Kemi thënë prej kohësh se duam tregti dhe jo ndihmë. Nuk duam të jetojmë me shpresën se do të kemi një raund tjetër pagesash për lehtësimin e tregut. Duhet gjetur një rrugë përfundimtare përpara jo vetëm tarifat me Kinën, tregtinë me Kanadanë dhe Meksikën, Japoninë dhe Bashkimin Evropian, por të gjitha çështjet që shtrohen.”
Por mungesa e përparimeve të konsiderueshme në marrëveshjet tregtare gjatë mandatit të parë përbën shqetësim tek disa votues pro Trumpit, siç është edhe fermerja Megan Dwyer.
“Më duket se ai nuk e kupton se çfarë po ndodh në këto shtete. Ai po ecën në një vijë shumë të hollë me ato që po ndodhin në sektorin bujqësor.”
Megan thotë se dhënia e lejevr nga administrata që rafineritë e naftës të mos përdorin etanolin e përftuar nga misri, postimet e presidentit në Twitter dhe rezultater e përzjera mbi tregtinë, mund të ndikojnë tek vota e saj.
“Më kanë irrituar disa prej komenteve të tij për bujqësinë”. Ndërsa vazhdon hetimi për shkarkimin në Kongres, një anketë e zhvilluar nga “Farm Journal Pulse” në muajin shtator tregonte 76 përqind nga 1,138 fermerë të anketuar se e mbështesin rizgjedhjen e zotit Trump, një rënie nga 79 përqind në korrik.
“Mendoj se shumë njerëz janë të zhgënjyer, por kur flitet për zgjedhjet që na ofrojnë, dhe aktualisht shumica e fermerëve….nuk mendoj se ai do të humbasë shumë”, thotë Wendell Shauman.