Fjalët e ndjera të kryeministrit italian: Tashmë Alvini është i lirë të jetojë fëmijërinë e tij, të kthehet të luaj dhe…

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka shkruar fjalë të ndjera për lirimin e 11 vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha nga kampion i Al Hawl në Siri.

Conte shkruan ndër të tjera se, tashmë Alvini është ‘i lirë të jetojë fëmijërinë e tij, të mund të kthehet të luajë, të imagjinojë dhe të ndërtojë pikërisht të ardhmen e tij. Pa shtrëngime dhe larg bombave, luftës dhe fanatizmit’.

‘Kthimi në shtëpi i Alvin është një nga ato lajme që ta mbushin plot zemrën. Fëmija shqiptar, që për vite me radhë ishte në një kamp refugjatësh në Siri, në orët e ardhshme tashmë mundet më në fund të ripërqafojë babain e tij i cili e pret në Itali.

Për këtë ndjej të rifalenderoj të gjithë autoritetet italiane dhe shqiptare, organizatat humanitare që kanë bashkëpunuar për këtë operacion kompleks, në një teatër të vështirë si ai sirian.

Një falenderim edhe për mediat që bënë të mundur historinë e Alvinit të vogël.

Qeveria italiane ka bërë gjithçka të mundur për lirimin e tij. Kam ndjekur personalisht zhvillimet e çështjes, dhe kam informuar në vazhdimësi dhe kam qenë në kontakt me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm i diplomacisë por mbi të gjitha i bashkëpunimit ndërkombëtar, falë edhe rolit të çmuar të Kryqit të Kuq italian dhe Gjysmëhënës së Kuqe si dhe ndërhyrjes determinante të reparteve speciale të policsë dhe karabinierisë.

E keqja për Alvinin tashmë është pas shpatullave, pas pak orësh do të jetë i lirë.

I lirë të jetojë fëmijërinë e tij, të mund të kthehet të luajë, të imagjinojë dhe të ndërtojë pikërisht të ardhmen e tij. Pa shtrëngime dhe larg bombave, luftës dhe fanatizmit’.

aaaa

11 3

auto alvi1571502952

Artikulli paraprakUkrainasi Demjanjuk dhe vrasjet monstruoze nga komunistët në Shqipëri
Artikulli tjetërZbulohet kush është mikesha e Redjan Rrajës që u mor në pyetje nga Prokuroria (Foto)