Basha: E kanë ndarë ekonominë në 10 pjesë dhe kontrollohen nga 10 padronë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha në nisje të takimit me biznesmenët e Durrësit tha se, sektori i biznesit është në luftë për mbijetesë.

“Biznesi po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë. Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë, por më të lehtë. Ne jemi për taksa më të ulëta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë. Po tregohemi me gisht si qendra e krimit dhe drogës, ne do të punojmë që të tregohemi si qëndra e suksesit të ekonomisë dhe biznesit”, tha kreu i PD.

Ndërkohë biznesmenët u ankuan për situatën e rëndë në vend.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë tha: “Sa i përket çmimevetë energjisë elektrike dhe i karburantit, janë më të lartit në Ballkan. Ato janë shërbime bazë që hyjnë direkt në koston e prodhimit, le të mos flasim pastaj për taksat e fshehura, që nuk i dimë dhe veç kur na paraqiten për t’i paguar. Prandaj, do të ishte shumë e rëndësishme një reformim i këtyre shërbimeve, që të mos na paraqiten 30 inspektoriate, por së paku 6-7”.

Sipas tij, në vend duhen krijuar zona të lira ekonomike si në Maqedoni, një prej tyre mund të ishte Durrësi.

Kurse një biznesmene iu drejtua Bashës: “Dëgjova shuma fjalën të eksportojmë, të eksportojmë… Çfarë do të eksportojmë ne? Cili është prodhimi shqiptar që do të eksportohet? Se qeveria ka vënë taksa këtu dhe unë prodhoj për Gjermaninë, Italinë… Në fabrikën time, në investimin tim, una jam skllave. Kush më sponsorizon, kush më stimulon? Lënda e parë këtu nuk ekziston.

Unë duhet ta importoj nga Kina, nga Turqia… Kjo s’më intereson. Nëse je shtet, rriti taksat e importit dhe stimulo prodhimin vendas. Nuk dua të jem skllave e askujt, por të prodhoj ‘Made in Albania’”.

Një tjetër biznesmene u ankua për piraterinë e produkteve të saj.

Kurse një biznesmen iu drejtua Bashës me fjalët: Mirësevjen kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve. Biznesmeni ngriti problemin e kreditimit nga bankat. Po ashtu, për taksat. “Taksat, tatim fitimi, edhe pse po trumbohet me forcë si 6%…. Unë sot që flasim vazhdoj të trajtohem me 20% në sektorin e turizmit, sepse ai ligj është gjysmak.

Një muaj më parë janë bërë ndryshime, por në ndryshimet akomoduese, edhe 1% të jetë TVSH-ja të ardhurat që vijnë nga turizmi dhe ato ne mund t’u afrojmë turistëve janë më shumë. Pyetje është: Si mendoni pjesën e tatim – fitimit dhe TVSH-së të jetë për pjesën e turizmit?”

Artikulli paraprakBizneset: Të krijohen zona të lira biznesi
Artikulli tjetërTa shndërrojmë Shqipërinë nga kryeqendër e krimit në kryeqendrën e biznesit në Ballkan