Kush është i arrestuari “Mbreti” i…

“Tages-Anzeiger“, gazeta zvicerane, në një artikull të saj, shkruan mbi arrestimin e atij që njihet si ‘Mbreti i Kokainës’.

Majkëll Ilirjani, i njohur me një mori emrash të tjerë, u arrestua në garazhin e një kazinoje në Bazel.

Ai ishte nën hetim prej kohësh nga policia dhe mendohet se është kreu i një karteli të rrezikshëm, që dominonte trafikun e kokainës.

Së fundmi, karteli i tij dyshohej se qëndronte pas një sasie prej 600 kilogramësh kokainë që u kap në Zvicër.

Mediat zvicerane shkruajnë se 60-vjeçari e sillte drogën me avionë privatë.

Po kush është Majkëll Ilirjani?

Në vitin 2003, gazeta New York Times shkruante se ai drejtonte një kartel shqiptaro-jugosllav me shtrirje nga Kosta Rika në Belgjikë, Zvicër, Çeki, Kroaci, Serbi, etj.

Ai lindi në Podgoricë me emrin Ilmi Frlukiç.

Mendohet se në SHBA ka hyrë për herë të parë në vitin 1981. Por vetëm në fillim të viteve ’90 nisi të binte në sytë e autoriteteve.

Në vitin 1992 u arrestua dhe u premtoi autoriteteve se do i ndihmonte me informacione për mafian shqiptare.

Në të vërtetë ai i mashtroi pasi nuk u dha ndonjë informacion të veçantë, përveç disa detaje për grupe të vogla kriminale.

Pas dëbimit nga SHBA, ai u rikthye sërish. Në vitin 1994 u martua me vajzën e një polici në Florida. Ai u hoq si biznesmen.

Për shkak të stilit të shfrenuar të jetës, ai njihet edhe si Majkëll Bugati.

Në Kroaci ka një vilë superluksoze, prej nga e drejtonte shpesh aktivitetin kriminal.

Sipas Europol, avionët privatë me drogë në bord janë nisur disa herë nga Amerika me drejtim Europën në vitin 2018.

Ilirjani

Artikulli paraprakDebate të ashpra në gjyq, shtyhet seanca ndaj Shullazit
Artikulli tjetërBolivi, presidenti Morales jep dorëheqjen pas protestave popullore