Shpërthen Pep Guardiola

Me Manchester Cityn duke humbur 3-1, në minutën e 80-të, mysafirët protestuan për një penallti, të prekur me dorë në zonë nga ana e Arnold, por gjyqtari kryesor i takimit, Michael Oliver, veproi ndryshe.

Kjo e irritoi Pe Guardiolën që reagoi ashpër te gjyqtari, duke thënë se iu mohuan dy penallti skuadrës së tij.

Guardiola, është krenar me paraqitjen e djelmoshave të tij në humbjen 3-1 në ‘Anfield’ nga Liverpooli.

“Ajo që ndodhi sot tregon pse jemi ne kampionët, jam shumë krenar për skuadrën, më shumë se kurrë më parë. Krenar për mënyrën se si kemi luajtur ndaj ekipit më të fort në Evropë”, u shpreh Guardiola.

“Pyesni gjyqtarët për incidentet, jo mua. Pyesni Mike Riley dhe ata që ishin te VAR. Unë do të doja të flas për paraqitjen e ekipit që ishte shumë e mirë, ndër më të mirat”.

“A mund të fitojë Man City titullin? Nuk jam magjistar. Nuk e di të ardhmen. Kemi Chelsean ndeshjen tjetër duam të fitojmë”.

“Falënderimi i gjyqtarëve ishte me sarkazëm? Absolutisht jo. I urova”.

Guardiola protestoi në dy raste, duke thënë se iu mohuan dy penallti, sipas të cilit, kishte dy herë prekje me dorë në zonë nga ana e lojtarëve të Liverpoolit.

Klopp pas fitores ndaj Manchester City: “Ata ishin të mire! Po, po, ishin shumë të mirë”

Jurgen Klopp ka lavdëruar Manchester Cityn e Pap Guardiolës, edhe pse skuadra e tij është ajo që në fund triumfoi 3-1 në “Anfield”, për të shkuar në nëntë pikë diferencë me rivalin direkt për titull.

“Ata ishin të mirë, po po, ishin shumë të mirë dhe ne na u desh të mbrohemi me të gjitha forcat tona, por shënuam gjithashtu gola të pabesueshëm. Ishte shumë vështirë të luanim, intensiteti i ndeshjes ishte shumë i qartë. Ia vlente gjithçka, vërtetë e jashtëzakonshme”, u shpreh Klopp.

“Festimi te goli i parë? Problkemi ishte VAR. Unë i pash diskutimet përpara golit të parë dhe thjesht po prisja. Nuk është më e njëjta gjë, por nuk ka problem. Mund të festoj sot në mbrëmje”.

“të gjitha ndeshjet kundër Man City ishin pak a shumë si kjo, me përjashtim të ndeshjes në shtëpi të sezonit të kaluar. Ajo ndeshje nuk ishte më e kontrolluara, por ishte më  e gjallë dhe mua më pëlqen kështu”.

Artikulli paraprakUnë dashuroj Bjeshkën dhe Detin
Artikulli tjetërMinishengeni ballkanik, projekt për Serbinë e Madhe, mjet për destabilizimin e Ballkanit