Rama paralajmëron shembjen e banesave, banorët e Unazës së Re ngujohen në rrugë

Banorët e Unazës së Re janë mbledhur pranë rrethrrotullimit te sheshi ‘Shqiponja’, pas informacioneve se në orët e para të mëngjesit do të zbarkojnë në zonë punonjës të IKMT-së.

Bëhet e ditur se, banorët janë mbledhur për të qëndruar gati për të mos lejuar shembjen e banesave.

Ata u mblodhën edhe në mëngjes, pas një tjetër lajmërimi se me nisjen e javës do të nisin edhe prishjet e banesave. Por aksioni raportohet se është shtyrë për nesër.

Burime bëjnë me dije INUK do të mbërrijë në orën 05:00 dhe aksioni për shembjen e banesave do të nisë një orë më vonë, pra në orën 06:00, ndërkohë që po në këtë orë do të mbërrijnë edhe mjetet e shërbimit zjarrfikës.

Mësohet gjithashtu se banorët do të qëndrojnë përgjatë gjithë natës në gatishmëri.

unaza 2

Unaza1

Artikulli paraprakJa pse u arrestua gruaja e moshuar
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore/ Opozita vazhdon punën për të pasur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore