Trump provokon sërish

Kandidati republikan për President, Donald Trump, ka ndezur dje sërish debate pasi sugjeroi gjatë një interviste se puna e bërë prej tij për të krijuar mijëra vende pune është një sakrificë e krahasueshme me humbjen e jetës gjatë luftimeve në Irak të një ushtari amerikan mysliman.
Khizr Khan, babai i ushtarakut të rënë, Kapitenit Humayun Khan, i tha rrjetit “CNN” se zoti Trump është “plotësisht i papërshtatshëm për të udhëhequr këtë vend”. Gjatë intervistës së tij për rrjetin “ABC News”, kandidati Trump u shpreh se mendon që ka bërë sakrifica të shumta dhe se ka punuar shumë për të punësuar mijëra njerëz, për t’i arsimuar ata, etj.

Artikulli paraprakErdogan arreston edhe ndihmësin e tij
Artikulli tjetërPërmbajtje në kohën e terrorit