Christoph Strack
Sa afёr mund ta mbrojnё transportuesit kompaktë njё veturё tё vogёl…? Njё pyetje qё tingёllon e ҁuditshme. Kur tё dielёn Franҁesku udhёtoi me njё golf pёr nё meshёn pёrmbyllёse tё ditёs sё 31-tё botёrore tё rinisё, as qё dukej ky papa-mobil disi ndryshe. Nё ҁdo qoshe ngjesheshin pas saj transportues plot truproja me gjyslykё dielli ose me vёshtrim tё zymtё ndaj makinёs sё Franҁeskut. Po ai? Kishte hapur nga pas djathtas dritaren, kishte zgjatur krahun, shijonte flladin e udhёtimit, pёrshёndeste herё pas here, Franҁesku nё tur.
Ҫarёdolloj frikёrash u artikuluan, u diskutuan ose u folёn nёn zё para takimit botёror rinor tё katolikёve. Pas Parisit dhe Brukselit, Nisës dhe Mynihut, pas kaq shumё sulmeve tё tjera tё pёrgjakshme. Dhe Franҁesku? Para udhёtimit tё tij tё parё drejt mёse njё milion pjesёmarrёsve nё sheshin e festёs ai shkoi jashtё planit nё kishёn e afёrt, u lut pёr viktimat e terrorit, pёr fundin e terrorit. E pas kёsaj hapi dritaren e makinёs.
Kёtё mund ta konsiderosh naive. Ati i shenjtё di tё flasё e tё lutet mirё…. Por ai dёgjoi nё Krakov, nё mёnyrё aq direkte sa thuajse asnjё politikan i nivelit botёror, pёrshkrimet tronditёse tё tё rinjve nga Siria. E pyetja qё ata shtronin ishte: “Ku ёshtё Zoti, nёse ai ekziston…”. Por Franҁesku vendos njё theks tjetёr: kundёr panikut, kundёr urrejtjes sё re. “Ne nuk duam ta mposhtim urrejtjen me mё shumё urrejtje!” (“Pёrshёndetje media sociale!”, mund tё mendosh nё mёnyrё intuitive.)
E kёtu mund tё shtrosh pyetjen, ҁfarё eventi ishte ky nё Krakov. Nё njё qytet tё madhёsisё mesatare qarkullon njё masё njerёzish gjashtё apo shtatё herё mё e madhe se nё njё stadium futbolli, e nё ceremoninё pёrmbyllёse 20 herё mё e madhe, pa pasur as edhe njё herё tё vetme ndonjё pёrleshje (e kёtё mund ta thuash me gojёn plot pas Kampionatit Europian tё Futbollit). Shumica e njerёzve madje qarkullon duke kёnduar, gjithmonё me durim. Eh…! Sa shumё tё rinj, e po aq shumё edhe tё moshuar kanё ardhur nё “ditёn botёrore tё rinisё”. Ata besojnё nё njё botё pa kufij. Ajo nuk duhet ndarё. Ky mbetet njё provokim.
Qё ky takim nё kohё tё tilla tё pasigurta u kthye nё njё festё, nё njё masё tё madhe kjo i dedikohet polakёve tё pёrzemёrt. Krakovi si qytet, madje i gjithё rajoni u vu nё shёrbim tё veprimtarisё gjashtёditore. Njё qytet qendroi nё heshtje pёr kёmbёsorët dhe ata qё udhёtonin me biҁikleta. Autoritetet polake tё sigurisё u kujdesёn me njё prezencё tё madhe miqёsore forcash pёr sigurinё, ashtu siҁ ёshtё e nevojshme sot pёr njё veprimtari tё tillё.
Por Krakovi ishte mё shumё. Qindra mijёra tё rinj tё pakontrollueshёm nёpёr rrugё, mbi njё milion duke festuar nё njё fushё… Kёsisoj ky ёshtё edhe njё sinjal ndaj botёs: tronditja, paniku, fundi i stilit tё deritanishёm tё jetesёs, edhe muret e barrierat e reja – tё gjitha kёto janё fitorja e parё ndaj terrorit.