7 protestues në spital

7 banorë të Unazës së Re ndodhen në spital si pasojë e dhunës barbare të ushtruar nga policia. Dhuna e ushtruar nga policia gjatë ditës së sotme ka lënë pasoja tek disa banorë të cilët kanë marrë ndihmë mjeksore për shkak të kësja dhune.

Ndërkohë që mësohet se numri i personave të plagosur nga dhuna e policisë ka shkuar në 8, mes tyre është edhe protestuesja Lindita Protoduari.

Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit.

Asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Spitali është në gatishmëri të plotë.

Policia ka hedhur gaz gelmues ndaj banorëve të pambrojtur dhe ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

IKMT ka nisur sot shembjen e banesave tek Unaza e Re me mbështetjen e qindra forcave policore të cilat janë vendosur në zonë që prej orëve të para të mëngjesit.

Përplasja e policisë me banorët ka qenë e fortë ku janë përdorur bomba molotov dhe gaz helmues.

auto 74323826 10157703256948781 8110534195006144512 n1573549940

75356798 2762959517068067 4280764818404671488 n

Artikulli paraprakBanda në polici terror ndaj banorëve të Unazës së Re (Foto)
Artikulli tjetër“Rama si Millosheviçi për disa miliona më shumë. Paloka siguron banorët: PD në qeveri do të kompensojë