Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas dhunës policore ushtruar ndaj banorëve të Unazës së re.
Me një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo është e papranueshme.
Reagimi i presidentit Ilir Meta
E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.
Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.
U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.