5 sekretet e njerëzve të shëndetshëm

Në këtë epokë ku çdo gjë duket se po lehtësohet, shëndeti i mirë faktikisht po bëhet një gjë e komplikuar për t’u arritur. Edhe pse ekzistojnë miliona libra, dieta, medikamente, ushtrime, etj. duket se mbajtja e shëndetit asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë.

E vërteta është se mbajtja e shëndetit asnjëherë nuk duhet të jetë gjë e komplikuar. Sidoqoftë, më poshtë i keni disa mënyra të cilat ju ndihmojnë ta përmirësoni shëndetin dhe të bëni një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Terapia e qeshjes
Qeshja padyshim se është ilaçi më i mirë për shëndetin dhe jua largon stresin në shumicën e rasteve.

Kur qeshni, një furi kimikalesh lirohen nga truri të cilat janë po aq të fuqishme sa antidepresantët. Ato jua forcojnë sistemin e imunitetit dhe kanë efekte antipezmatuese në enë të gjakut.
Gjumi i mjaftueshëm
Shumica e njerëzve nuk i japin rëndësi gjumit duke menduar se është shpenzim i kotë i kohës dhe se i ndalon ta kryejnë punën.

Por, mungesa e gjumit shpie në një listë të pafundme me rritje të rreziqeve të sëmundjeve shëndetësore. Prandaj, për të jetuar një jetë të shëndetshme, këshillohet që t’i bëni tetë apo nëntë orë gjumë.

Dilni në natyrë
Shpenzimi i kohës në natyrë sjell kënaqësi dhe lumturi në jetë. Kur dilni jashtë gjatë ditës, kjo ju ndihmon t’i shfrytëzoni më shumë aftësitë tuaja sesa kur i shfrytëzoni në shtëpi.

Bëjeni shprehi të ecni në mëngjes dhe kështu do ta përmirësoni shëndetin mendor, do ta ulni shtypjen e gjakut dhe do t’jua reduktojë rrezikun e kancerit.

Ushqehuni si japonez
Duke u ushqyer si japonez nuk nënkupton se duhet të hani shkopinj. Ju duhet ta kuptoni konceptin japonez të ushqimit, që nënkupton se duhet të hani derisa të jeni 80% të mbushur. Pra duhet të hani derisa të ngiheni, por jo sa për të ‘shpërthyer’.

Ushtroni çdo ditë
Duhet ta bëni shprehi të ushtroheni në baza ditore. Ushtrimet fizike ju ndihmojnë ta mirëmbani peshën, jua rrisin forcën muskulore dhe jua forcojnë sistemin e imunitetit.

Aktiviteti fizik jo vetëm se jua përmirëson disponimin por edhe ju mbron nga çrregullimet e shëndetit mendor.

Artikulli paraprakAlbana Vokshi viziton të plagosurit nga policia
Artikulli tjetërSa herë hani avokado, investoni për shëndetin e zemrës