Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëron se, Maklen Misha, njeri i afërt me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, po përgatitet për tu emëruar në krye të AMA-s.
Përmes një reagimi në Facebook, teksa citon edhe mesazhin e një qytetari, Berisha shprehet se, kjo është një provë tjetër që dëshmon kapjen politike të AMA-s.
“Prova të reja qe deshmojne kapjen politike te AMA nga Edvin Mafia dhe Lal Plehu!”, shkruan ish-kryeministri, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.
“Pershendetje Dr. Maklen Misha te cilin Rama ka perzgjedhe per per kryetar te AMA si kukull te tije eshte gjithashtu keshilltar tek Olta Xhacka dhe teper i afert me Fugen dhe Lal Plehun dhe si ç’deshmon kjo foto shihet se Maklen Misha, i renditur i dyti ne listen e deputeteve te G99 ne qarkun Korce.
Ky fakt tregon plotesisht se Maklen Misha eshte partner i ngushte i Erion Veliajt dhe marionete e tij. Nderkohe Ben Blushi i Teleblushit eshte kushuri i Pirro Mishes”.
Në muajin Tetor, Kuvendi i Shqipërisë hapi garën për paraqitjen e kandidaturave për të marrë drejtimin e Kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, si edhe zgjedhjen e dy anëtarëve që iu ka skaduar mandati në bordin e AMA.
Kryetarit aktual, Gentian Sala i përfundoi mandati më 6 nëntor 2019, dhe siç e kërkon ligji në vend të tij Kuvendi duhet të zgjedhë një pasues, i cili nëse qeveria Rama miraton paketën e shumë-përfolur “Anti-Shpifje”, përveç televizioneve dhe gazetave, do të ketë në dorë edhe portalet.