Shqiptarët e Britanisë e kanë pritur me protestë kryeministrin Edi Rama, gjatë takimit në hotelin ku ai do mbajë fjalën e tij, në ‘Konferencën Globale të Nënshtetësisë’.
Protestë e ka organizuar Naim Hasani, krytari i Degës së Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe.
‘Konferencën Globale të Nënshtetësisë’, e ka organizuar firma ‘Henley & Partners’, e cila merret me nënshtetësitë dhe rezidencën, kryesisht për klientë të pasur, nëpërmjet programeve të nënshtetësë, pra pajisjen e personave apo familjeve të pasura me pasaporta të dyta apo të treta.
Ende është e paqartë nëse qeveria shqiptare do adoptojë programin për shitjen e pasaportave shqiptare për të pasurit, në këmbim të investimeve.
Në këtë konferencë, kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare është e listuar në faqen zyrtare të këtij eventi si partnere, sëbashku me qeveritë e Malajzisë, Maltës, Malit të Zi dhe St. Lucias.
Akoma mbetet për t’u parë nëse qeveria shqiptare do adoptojë një program për shitjen e pasaportave, praktikë kjo e kritikuar gjerësisht nga Komisioni Europian, për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë, pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.
Tre vende që operojnë këto skema në Bashkimin Europian janë, Bullgaria, Qipro dhe Malta.
Shqiptaret e Anglise e presin Ramen me protesta. Hasani: Keqqeverisja dhe korrupsioni shpopulluan Shqiperine….Per me shume informacione klikoni ne www.syri.net#SyriTV #SyriNet #LajmeSyri
Gepostet von SYRI.net am Mittwoch, 13. November 2019