Rama kërkon ta fusë në burg, Rakipi: Është më shumë se regjim, ky kryeministër ka zaptuar të gjitha institucionet

Gazetari Ylli Rakipi reagoi në ditën kur nis një proces gjyqësor ndaj tij, pas padisë së kryeministrit Edi Rama. Rakipi tha se vendi është në një regjim të plotë.

“Jemi në diktaturë të plotë. Ky popull ka marrë valixhet dhe kjo është për të ardhur keq. Diktatura është për t’u patur frikë gjithmonë, tha Rakipi.

“Është më shumë se regjim, ky kryeministër ka zaptuar të gjitha institucionet, në parlament ka një opozitë qesharake që voton çdo gjë që do ai, ka një regjim absolut, është një monark”.

“Unë mendoj kështu, kjo nuk është shpifje. Unë do të kërkoj në gjyqin tim edhe ekspertët specifikë, pasi ai kërkon që ky të mos jetë as mendimi im, nuk ka të bëjë me akte, prova. Ky gjyq nuk është për shpifje, është për fyerje. Se si e kam fyer, do e shohim. Beteja në drejtësi varet nga vetingu në gjykata. Ai ka në dorë të gjitha instrumentet”, tha Rakipi.

“Unë kam ngritur një kundërpadi dhe unë do vijoj deri në institucionet ndërkombëtare”, shtoi ai.

Sa i përket fyerjeve, Rakipi tha: “Po fjala kazan është fyerje për gazetarët? Kadri nuk është fyerje? Ai fyen gazetarët shumë më shumë se sa thonë gazetarët ndaj tij”.

RAMA RAKIPI

Artikulli paraprakParalajmërimi i fortë i ish-deputetit: Do ta shihni sonte në darkë…
Artikulli tjetërBasha sot në Sarandë