Vijon, edhe në muajin tetor, dominimi i smartphone-ve kinezë në klasifikimin e AnTuTu, platforma më e njohur për vlerësimin e karakteristikave të celularëve. Në tetor, ndër dhjetë smartphone-t e fashës së mesme dhe të lartë, nëntë janë “made in China”.
Dominimi kinez, në anën tjetër, është total, me 10 smartphone nga 10, në smartphonet e fashës së mesme. Smartphone i vetëm jo kinez, ndër dhjetë telefonat më të fuqishëm është Asus ROG Phone 2 (Tajvani).
Një tjetër fakt interesant është që të gjithë smartphone-t që bëjnë pjesë në top 10 kanë procesorin SoC Snapdragon 855+ të kompanisë amerikane Qualcomm.
Kjo do të thotë që (dhe ndoshta kjo nuk do t’i pëlqejë Donald Trump) bashkëpunimi midis Kinës dhe SHBA-së funksionon më së miri, të paktën në elektronikën e konsumit të gjerë.
Më poshtë janë dhjetë smartphone-t më të fuqishëm, sipas vlerësimit të platformës AnTuTu, për muajin tetor 2019:
1) Vivo NEX 3 5G – 8 GB/256 GB (482.917)
2) Vivo iQOO Po 5G – 8 GB/256 GB (481.997)
3) OnePlus 7T – 8 GB/256 GB (481.784)
4) OnePlus 7T Pro – 8/256 GB (480.902)
5) ASUS ROG Phone 2 – 8/128 GB (477.596)
6) Xiaomi Mi 9 Pro 5G – 12/256 GB (467.415)
7) Xiaomi Black Shark 2 Pro – 12/256 GB (466.373)
8) Realme X2 Pro – 8/128 GB (4664.354)
9) Meizu 16s Pro – 8/128 GB (459.982)
10) Redmi K20 Pro Exclusive Edition – 12/512 GB (456.034)