Albania Team ka arritur të depërtojë në brendësi të stadiumit “Arena Kombëtare”, ose me emrin e ri e njohur si “Air Albania”. Situata momentalisht nuk ështëaq e mirë, pasi ka shumë probleme dhe nuk dihet nëse do të jetë gati. Në fakt, ndeshja do të luhet, pavarësisht se stadiumi është “gjysma-gjel”.
Një gabim i madh i projektuesve dhe inxhinierëve të ndërtimit është parë te tribuna e gazetarëve. Një tribunë që ka shumë probleme, pasi nuk janë menduar disa detaje të rëndësishme. Një nga dyert e xhamit që të dërgojnë te gazetarët nuk hapet.
Askush nga personat nuk arrin ta hapë derën dhe kjo ka sjellë vështirësi të shumta te punonjësit. Sektori i gazetarëve dhe transmetimit mbetet një ndër problemet më të mëdha të stadiumit. Kantieri është i hapur dhe gjasat janë që të mos përfundojë në kohë, ose të paktën ashtu si do të donim.