Ndërtimi pa leje i Rudinës dhe shtëpive të banorëve të Unazës së Re!!!

Nga Dritan Kaba

Dy gra dolën dhe vollën vrer pa asnjë teklif dhe me një urrejtje prej nazistesh ndaj banorëve të Unazës së Re. Asnjë fjalë për fëmijët e lënë pa shtëpi. Për prindër që kanë kursyer mbi 20 vite për të ndërtuar vatrën e tyre familjare.

Asnjë fjalë për dhunën, por përkundrazi gati gati sa nuk arrinin në ekstazë nga dhuna e ushtruar mbi pleq, plaka, burra, gra dhe fëmijë të mitur. Për ato të dyja kishte rëndësi të justifikonin gjithçka të pushtetit, vjedhjen, dhunën, krimin, falsifikimin, rrëmbimin, torturën ndaj të pafajshmëve.

Ata janë njerëz që e kanë ngritur me gjak e djersë atë shtëpi, jo si disa që e kanë me djersën e llambave në studio apo të solarit në qendra estetike.

Mira nuk më bën përshtypje. Ajo mbajti të fshehur për 9 ditë aksidentin me djalin e mitur.

Gënjeu sa u kënaq. Një nga gënjeshtrat e mëdha e tha pikërisht tek emisioni i Rudinës, shoqes së ngushtë jo vetëm të mendimit. Ajo mbajti të fshehur aksidentin me pasoja shumë të rënda. Kushdo e di që nëse nuk e gjenin, ajo mund të shkonte tek emisioni i Rudinës dhe te lajmëronte prindërit e fëmijës live në televizion.

Çdo njeri i pafajshëm do të thoshte në median e saj në fillim: “Kam shkaktuar aksident. Kush e njeh këtë fëmijë të vijë se është në Spitalin Ushtarak.” Por ajo jo vetëm që nuk e bëri, por u mundua ta fshihte aksidentin.

Nuk do harroj pamjet në protestën e studentëve që si e droguar u fut mes tyre me makinë për t’i shtypur, frikësuar dhe kërcënuar. Do e lë këtë qenie që vetëm shpif dhe port’halin e saj e ka kthyer në gropë septike, ku në mes qëndron vetë.

Dua të analizoj pak Rudinën me ato togfjalësha që dukej që ishin të sajuar, duke i dhënë vetes kohë të gënjente, të sajonte fabula. Është edhe nënë, si nuk mendon që një ditë kur të rritet fëmija e saj mund të jetë në klasë me një nga fëmijët e Unazës, ose të afërm të tyre do t’ia vendosin videon kur Rudina shprazte mllef, urrejtje, arrogancë për jetën e moshatarëve të fëmijës së saj. I dridheshin qerpikët vetëm kur gënjente.

Çfarë tha Rudina duke cituar shoferin imagjinar të taksisë? Edhe kur gënjen i ngelin në mendje të njëjtat mashtrime si Edi Rama, që del e tregon përralla me taksistë. Çudia më e madhe është që kësaj i qëllon edhe i djathtë dhe i hap zemrën Rudinës.

Qesharake deri në dhimbje! Të kalojmë tek thëniet e “taksistit” të Rudinës, ai i tha: Unë jam demokrat, marr rrogën e privatit dhe nuk kam zaptuar asnjë tokë!!! Shumë qytetar i mirë taksisti! Po si nuk u skuq kur e artikuloi këtë gjë? Si nuk u nxi? Si shkoi e puthi fëmijën kur shkoi në shtëpi? Pse do thoni ju?

Prindërit e Rudinës janë vetë zaptues tokash private. Ata së bashku me Rudinën kanë ndërtuar pa leje në tokë private duke zaptuar rrugën dhe lulishten, që ishte pronë private! Kjo tani del e na tregon moral. Ajo shtoi shtëpinë nga një dhomë e kuzhinë, e bëri tre e kuzhinë me ballkone dhe siç shihet në foto vetëm një pjesë e pallatit kanë pasur guxim të ndërtojnë pa leje duke grabitur pronën.

Ndërtimi pa leje është bërë në zonën më të lakmuar të Tiranës, në rrugën “Margarita Tutulani”. Tek ajo zonë që quhet Tirana e Re. Vetëm me një ndryshim nga banorët e Unazës, ata nuk kanë ndërtuar mbi rrugë. Ata nuk i kanë legalizuar dot si Rudina, e cila me ndërtimin pa leje, tashmë të legalizuar, pengon edhe zhvillimin e plotë të pronës aty pranë. Kështu Rudina para se të na shesë moral të lirojë pronën që ka zaptuar.

Foto 1. Shtesa pa leje ku duket që është bllokuar rruga e kalimit.

Foto 2. Pamje të pronës private që po zhvillohet.

Foto 3. Apartamenti shtesë i Rudinës.

1 25

2 23

3 17

 

Artikulli paraprakKontrolli politik, që të marrësh vettingun duhet të kalosh nga motra e Belindës
Artikulli tjetërÇështja Vorpsi/ Berisha: Akt i një militanteje të verbër, duhet të largohet një herë e mirë e të futet në…